U largua nga Partizani, ish-trajneri firmos me kombëtaren modeste

11 Korrik 2020
14:22
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i portierëve, Mario Capece, u largua nga skuadra e Partizanit para disa javësh. Italiani gjeti marrëveshjen me mirëkuptim me “Demat” dhe u largua me një shtrëngim duarsh. Arsyeja ishte e thjeshtë, Capece gjeti një tjetër skuadër.

49-vjeçari u zyrtarizua si trajner portierësh te kombëtarja e Maltës. Ekipi ishullor doli me njoftim zyrtar ku bën me dije se ish-trajneri i portierëve të “Demave” do të trajnojë portierët e kombëtares.

Capece ka lënë përshtypje shumë të mira te Partizani. Ai njihet si një profesionist i vërtetë dhe një njeri shumë pozitiv. Tekniku i portierëve ka eksperiencë në disa skuadra të Serie B, Lega Pro, Rumani apo Shqipëri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit