Valentino Rossi zyrtarizon të ardhmen, ja ku do të garojë këtë sezon

14 Janar 2022
10:16
Gentian Spiri

Piloti italian Valentino Rossi, ikona e garave të MotoGP dhe ëtrhequr nga sport ii motoçiklizmit vitin e kaluar, ka konfirmuar se gjatë këtij sezoni do të garojë në “Fanatec GT World Challenge Europe”, një turne i garave me makina. Ai do të pilotojë makinën Audi R8 LMS të skuadrës belge WRT dhe do të mbajë numrin 46.

Ende nuk dihet se cilët do të jenë shokët e tij të makinës në këtë aventurë të re. Rossi e kishte provuar këtë makinë gjatë testeve të kryera muajin e kaluar në Valencia, ndërkohë që debutimi i tij në këtë kampionat të ri do të jetë fundjavën e parë të prillit, në pistën e Imola.

Jam shumë i lumtur që bëj pjesë e skuadrës WRT, në një sezon me kohë të plotë në GT World Challenge Europe. Të gjithë e dinë që jam një i apasionuar pas garave të automobilizmit dhe qëllimi im ka qenë të garoja në makina pasi të mbyllej karriera në MotoGP. Kjo është Aventura që kërkoja dhe mezi pres të nisë kampionati”, tha Rossi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit