Me vetëm 19 minuta të luajtura deri më tani me Liverpool në Premier League këtë seazon, është e logjikshme që sulmuesi italian Federico Chiesa po kërkon përreth për të gjetur një sistemim të ri. Kjo gjë do t’i japë mundësinë për të gjetur më shumë hapësira aktiviziminë fushë pjesën e mbetur të sezonit.
Rikthimi në Serie A duket si një strehë e sigurt për ish-lojtarin e Juventus dhe Fiorentina. Madje burime pranë lojtarit raportojnë se edhe trajneri Luciano Spalletti e këshillon të kthehet në Itali, me Napolin që tashmë e ka bërë të ndjeshme praninë e tij në këtë transferim.
Gjithsesi, skuadra e trajnerit Conte nuk është e vetmja që e shikon Liverpool me interes për Chiesa. Sipas “La Stampa” edhe Inter e Atalanta janë gjithashtu të interesuar për situatën e sulmuesit italian.
Prandaj, gara për anësorin me tipare sulmuese po bëhet trekahëshe, por vështirësitë ekonomike nuk ndryshojnë. Chiesa është i lidhur me “reds” deri në vitin 2028 dhe fiton 7.5 milionë euro neto. Për këtë arsye klubet italiane e duan atë në huazim.
Napoli, Inter e Atalanta shpresojnë që klubi anglez mund të japë një dorë në pagimin e pagës. Një mision i vështirë, por jo i pamundur, edhe sepse dëshira e Chiesa por të luajtur mund të lehtësojë negociatat.







