Video: Tiki-taka nga Bayern, Goretzka dhe Gnabry përmbysin Leverkusen

6 Qershor 2020
16:20
Eraldo Harlicaj
back button

Bayern Munchen ka kthyer rezultatin në ndeshjen kundër Bayer Leverkusen. Bavarezët gjetën e golit për 1-2 në transfertë.

Leon Goretzka gjeti rrjetën në minutën e 42′ pas një pasimi të saktë të Thomas Muller. Aksioni ishte shumë i rrjedhshëm dhe me pasime shumë të bukura nga i gjithë ekipi.

Gjuajtja e Goretzkës u ndihmua dhe nga gabimi i portierit vendas që nuk e largoi si duhet. Si të mos mjaftonte goli i 1-2, ishte Gnabry që shënoi dhe golin e tretë për 1-3.

Ai gjeti rrjetën në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. Gjermani nuk gaboi pas asisitit të Kimmich nga porta në portë.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit