Scott McTominay është shpallur “Lojtari i Muajit në Serie A”. Skocezi ishte forca e vërtetë lëvizëse për Napolin në muajin prill, duke shënuar 5 nga 7 golat e realizuara nga skuadra e Conte në ndeshjet kundër Empoli, Monza dhe Torino.
Në total, këtë sezon ai ka shënuar 12 gola (11 në Serie A dhe një në Kupën e Italisë). Asnjë mesfushor në epokën e De Laurentiis nuk ka shënuar më shumë gola se ai në sezonin e tij debutues te Napoli.
Për më tepër, McTominay është një gol larg serisë së ikonës Marek Hamsik, në një sezon të vetëm. Gjithsesi, për skocezin që debuton në Serie A, ky çmim duhet të shoqërohet me titullin kampion.
“Jemi të parët dhe e rëndësishme është ta ruajmë këtë pozicion edhe në tri javët e mbetura. Asnjë çmim personal nuk ka rëndësi nëse nuk fiton titullin kampion. Kjo është ajo ku duhet të fokusohemi”, tha McTominay.







