Zhbllokohet Piatek, Hertha shmang humbjen e turpshme ndaj Leipzig-ut

27 Maj 2020
20:33
Denis Hakanaj
back button

Krzysztof Piatek, ish-ylli i Milan-it i transferuar janarin e kaluar te Hertha Berlind për 27 milionë euro, ka shpëtuar skuadrën e tij nga humbja në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në fushën e Leipzig.

Ka nisur gjithçka mirë për miqtë, të cilët kanë kaluar në avantazh në minutën e 9-te me Grujic. Megjithatë, vendasit kanë arritur të përmbysin gjithçka me Klostermann në minutën e 24-t dhe Schick në të 68-ën. Sulmuesi i Roma-s, i huazuar te Leipzig, ka përfituar nga një gafë e pabesueshme e portierit mik.

Kur mendohej se ekipi i Red Bull do të merrte tri pikët, Piatek, i aktivizuar në minutën e 71-të, është paraqitur te pika e bardhë dhe ka fiksuar shifrat në 2-2 në minutën e 82-të. Polaku nuk shënonte nga shkurti i kaluar.

Leipzig ka mbetur me 10 lojtarë nga minuta e 63-të e ndeshjes për shkak të kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Halstenberg.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit