Zyrtare: Kukësi siguron shërbimet e një të riu, ia rrëmben Partizanit

13 Shtator 2020
16:47
Eraldo Harlicaj
back button

Kukësi po punon me talentet duke shpresuar që të bëjë ndonjë afrim të goditur. Rasti i Sindrit Gurit ende nuk është përsëritur, prandaj verilindorët duan që të shesin futbollistë.

Emri i fundit që iu është bashkuar nënkampionëve është Eljan Çelaj. Ky i fundit ka dalë nga Akademia e Partizanit, por është federuar me verilindorët. Emri i tij figuron në listën e ekipit për ndeshjen kundër Wolfsburgut.

Lojtari i krahut njihet për tekniken dhe dribilimet e tij. Ai afrohet pas firmës me mbrojtësin e Kosovës U-19, Altin Bytyçi, Tafës dhe Dragoshit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit