Klubi refuzon ofertën e bujshme dhe hap ankandin për sulmuesin shqiptar

6 Qershor 2019
15:01
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi Vedat Muriqi ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. Shqiptari ka 3 klube pas vetes dhe mund të vendosë për secilin prej tyre. Gallatasary, Fenerbahçe dhe Toulouse duan ta rrëmbejnë. 

Rizespori nuk është në gjendje ta mbajë prandaj ka nisur dhe ankandin për shtatlartin. Klubi turk kërkon një shifër prej 10 milionë eurosh, por është shumë e ekzagjeruar. 

Oferta e parë zyrtare ka qenë ajo e Gallatasary-t prej 2.5 milion euro, ndërsa ofertë zyrtare ka dhe prej francezëve. Fenerbahçe ende nuk ka depozituar ndonjë ofertë zyrtare.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit