Blerja e re e Arsenal-it, Riccardo Calafiori, ka mohuar historitë se ai ka qenë një tifoz i Topçinjve në fëmijëri.
Calafiori përfundoi kalimin e tij tek Arsenali nga Bologna të hënën.
Fotot e tij si një i ri me fanellën e Arsenalit kanë qarkulluar në rrjetet sociale.
Por Calafiori ka zbuluar: “Nuk janë foto të vërteta. Por të jem i sinqertë, erdha në një ndeshje në janar kundër Crystal Palace. Tani jam këtu”.
Italiani ka pranuar se negociatat me Arsenalin kishin vazhduar për një kohë të gjatë.
“Kam folur me trajnerin dhe Edu për gati dy muaj, ata u përpoqën të më bindnin, por tashmë isha i bindur që duhej të vija këtu.
“Për mua, është projekti më i mirë që mund të më përmirësojë si lojtar”.