Rinovim me shifra qesharakë, Van Dijk “rebelohet” me Liverpool dhe pezullon bisedimet

6 Dhjetor 2024
10:43
Telesport
back button

Edhe pse u përfol se bisedimet mes Liverpool dhe mbrojtësit holandez Virgil Van Dijk janë në një fazë të mirë për sa i përket rinovimit të kontratës, mediat britanike sqarojnë se çështja ka ngecur.

Propozimi është nën pritshmëritë e Van Dijk, ndaj situata e bisedimeve nuk ka vijuar, pasi lojtari pret një tjetër ofertë. Gjithashtu, edhe kohëzgjatja nuk është shumë e favorshme për lojtarin.

Gjithçka ka të bëjë me një vendim që kanë marrë pronarët e klubit, në lidhje me politikën financiare të futbollistëve mbi 30 vjeç. Kjo situatë përfshin edhe Mohamed Salah, që gjithashtu është në vitin e fundit të kontratës.

Tashmë mbrojtësi holandez ka kërkuar që klubi të rishohë propozimin, duke qenë se ai është një lider dhe skuadra po paraqitet mirë. Pritet që bisedimet të rihapen në janar për të negociuar shtyrjen e kontratës me të njëjtën pagë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit