Van Dijk: Dhjetori është një sfidë e madhe për Liverpool, duhet menaxhuar çdo gjë me kujdes

9 Dhjetor 2024
10:10
Telesport
back button

Liverpool kryeson renditjen e Premier League edhe pse ndeshja ndaj Everton u shty për shkak të përmbytjeve. Për kapitenin e “reds”, Virgil Van Dijk, dhjetori do të jetë një muaj i vështirë.

Unë gjithmonë kam thënë se është shumë shpejt të mendosh për trofe. Ne jemi ende në dhjetor, kemi shumë ndeshje që vijnë, sidomos tani në dhjetor, një muaj ku luajmë çdo tri ditë”, tha Van Dijk.

“Ne kemi nevojë për të gjithë lojtarët, të jenë në formë të mirë. Kemi disa probleme në mbrojtje dhe, siç tha edhe trajneri, ne kemi pesë mbrojtës për tetë ndeshje të tjera këtë muaj”, shtoi mbrojtësi holandez.

Kështu që, ne duhet të menaxhojmë forcat tona dhe të bëjmë gjithçka që është në mundësinë tonë për të qenë në maksimumin tonë. Dhjetori është një muaj i vështirë dhe kjo është sfida e madhe”, tha Van Dijk.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit