Mohamed Salah është drejt fundit të kontratës me Liverpool-in dhe ka folur në lidhje me të ardhmen e tij në një intervistë të dhënë për Sky Sports UK:
“Nëse ky është sezoni im i fundit te Liverpool? Deri tani, po. Janë gjashtë muajt e fundit. Nuk ka asnjë progres. Jemi larg ndaj çdo progresi. Kështu që, duhet vetëm të presim dhe të shohim”.
Fjalë që i hedhin benzinë zjarrit në këto muaj që ndajnë egjiptianin nga fundi i marrëdhënies me Të Kuqtë.
“Gjëja e parë që ishte në listë ishte të fitoja Premier League me Liverpool-in. E kemi pritur këtë titull për rreth 30 vite.
“Kur fituam ishte pandemia dhe nuk kemi pasur kohë për ta festuar në mënyrën e duhur. Nuk është një gjë e bukur për t’u bërë, kështu që shpresojmë ta bëjmë këtë vit.
“Besoj se skuadra ka nevojë akoma për një trofe. Është akoma gjysma e skuadrës me mua, Trent Alexander-Arnold, Virgil Van Dijk, Alisson, Andy Robertson. Është e nevojshme për ne të fitojmë një trofe tjetër para se të largohemi të gjithë”.







