Van Dijk me këmbë në tokë: Ndaj United mund të kishte përfunduar edhe më keq

6 Janar 2025
8:50
Telesport
back button

Mbrojtësi i Liverpool, Virgil van Dijk foli për BBC pas barazimit 2-2 të “reds” kundër Manchester United në Premier League. Një ndeshje me njëmijë fytyra, e cila pa skuadrën e Slot fillimisht të rikuperojë disavantazhin dhe më pas të rikuperohej nga “djajtë e kuq”.

Mund të kishte përfunduar shumë më keq nëse ata do të kishim realizuar në fund. Duhet të jemi absolutisht të sinqertë me veten. Ata patën një shans të madh në fund, që mund të ishte shumë më keq për ne. Do të kishim dalë pa pikë”, tha Van Dijk.

Unë jam padyshim i zhgënjyer që kemi humbur pikë në shtëpi, por është ashtu siç është dhe ne duhet të vazhdojmë rrugën tonë”, tha mbrojtësi holandez, që më tej shtoi: “Pasi dolëm në avantazh duhej të kishim menaxhuar lojën me pasime, por gabuam”.

Ndonjëherë ne e humbisnim topin shumë lehtë dhe pastaj ishim më të ekspozuar nga sa duhej të ishim. Ne nuk jemi perfekt, ne ende po mësojmë dhe duhet të mësojmë edhe nga kjo ndeshje”, tha Van Dijk.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit