Saliba konfirmon objektivin: Jemi pranë trofeut në Champions, i bindur se do të arrijmë në finale

12 Mars 2025
10:01
Telesport
back button

Sot në mbrëmje, në Londër, skuadra e Arsenal do të presë PSV Eindhoven për ndeshjen e dytë të fazës së 16-të në Champions League. Një ndeshje që do të jetë një formalitet për të dyja skuadrat, pasi “topçinjtë” kanë fituar 7-1 ndeshjen e parë në Holandë.

Mbrojtësi i Arsenal, William Saliba, duke folur për mediat konfirmoi dëshirën e tij për të kërkuar një tjetër fitore, për të mbajtur moralin dhe ndërgjegjësimin e skuadrës lart: “Nuk e di nëse do të luaj. Kam dëshirë sepse është një ndeshje e Champions. Ne duam të fitojmë sepse do të na jepte shumë besim”.

Në lidhje me këtë turne continental, ku Arsenal po paraqitet shumë mirë, ai shtoi: “Të gjithë duan të fitojnë Ligën e Kampionëve, sepse është një kompeticion që e shikon kur je i vogël. Do të japim gjithçka dhe më pas gjithçka mund të ndodhë”.

Mendoj se jemi afër, shumë afër. Ne do të vazhdojmë ta ndjekim këtë trofe, nuk do të ndalemi së punuari. Kur je në një klub si ky, dëshiron të fitosh trofe. Është e trishtueshme që nuk e kemi bërë tashmë, por duhet të vazhdojmë. Jam shumë i bindur se do të arrijmë atje”, tha Saliba.

Në lidhje më të ardhmen dhe një zgjatje të mundshme të kontratës, e cila skadon në qershor 2027, ai deklaroi: “Unë jam në një klub si Arsenal dhe jam shumë i lumtur këtu. Kam edhe dy vite në kontratën time dhe dua të vazhdoj këtu“.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit