Besëlidhja një fitore larg finaleve play off, Apolonia mund Teutën dhe barazon serinë

15 Prill 2025
8:20
Telesport
back button

Besëlidhja fitoi 92-74 ndaj Vllaznisë në gjysmëfinalen e dytë play off në basketboll për meshkuj, duke udhëhequr 2-0 serinë e takimeve. Tashmë lezhjanët janë një fitore larg finaleve, ku synojnë të mbrojnë titullin kampion.

Në ndeshjen e luajtur në Shkodër, skuadra e Besëlidhjes bëri një paraqitje të mirë, duke u shkëputur 24-15 që në periodën e parë. Më pas, administrojnë me qetësi avantazhin deri në fund, duke e merituar fitoren.

Vllaznia nuk pati asnjë shans të rivalizojë edhe pse Walton ishte shënuesi më i mirë me 23 pikë. Për lezhjanët u dalluan Bernard me 21 pikë dhe Hamati me 20 pikë e 16 rebound. Ndeshja e tretë do të luhet në kryeqytet.

Në gjysmëfinalen tjetër, Apolonia mundi 83-71 Teutën në Fier dhe barazoi në 1-1 serinë e takimeve. Ndeshje ku vendasit e thelluan epërsinë gradualisht me kalimin e minutave, duke e merituar fitoren.

Teuta nuk ishte në gjendje të rivalizonte, duke pranuar humbjen. Harris me 18 pikë, që e nisi ndeshjen nga stoli, u dallua për Apoloninë, ndërsa 29 pikët e Morton për durrsakët mbetën për statistikë.

Gjysmëfinale-Meshkuj

Nd.1, Teuta – Apolonia, 83-82

Nd.1, Besëlidhja – Vllaznia, 78-65

Nd.2, Apolonia – Teuta, 83-71 (1-1)

Nd.2, Vllaznia – Besëlidhja, 74-92 (0-2)

17/4, Teuta – Apolonia, 18:00

18/4, Besëlidhja – Vllaznia, 18:00

Play Out-Meshkuj

12/4, Tirana – Elbasani, 140-58 (1-0)

16/4, Elbasani – Tirana, 18:00

Lajme të tjera

Lajmet e fundit