Befason Southgate, përjashton dy yje të tjerë të Anglisë nga Euro 2024

6 Qershor 2024
17:06
Denis Hakanaj
back button

Harry Maguire dhe Jack Grealish janë jashtë skuadrës së Anglisë për Euro 2024.

Trajneri i Tre Luanëve, Gareth Southgate është në proces të shkurtimit të skuadrës së tij të përkohshme prej 33 lojtarësh përpara turneut në Gjermani.

Tashmë James Maddison i Tottenham dhe Curtis Jones i Liverpool-it janë larguar.

Jarell Quansah është një tjetër që pritet të mungojë pavarësisht se nuk është larguar ende nga kampi i Anglisë.

Portieri i Burnley-t gjithashtu pritet të largohet duke lënë Jordan Pickford, Dean Henderson dhe Aaron Ramsdale të luftojnë për vendin e titullarit.

Po kështu është larguar edhe dyshja me përvojë Grealish dhe Maguire në ato që konsiderohen si dy vendime të bujshme të marra nga Southgate.

SunSport gjithashtu ka shkruar se Jarrad Branthwaite i Everton po lufton për të siguruar vendin e tij në skuadrën përfundimtare.

Maguire ishte gjithmonë një dyshim për shkak të një problemi fizik që e ka lënë jashtë fushës që nga prilli te Manchester United.

Anglia do të nisë fushatën e saj në Euro 2024 kundër Serbisë më 16 qershor përpara se të luajë me Danimarkën katër ditë më vonë.

Në ndeshjen e fundit të Grupit C, Tre Luanët do të përballen me Slloveninë më 25 qershor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit