Humbje e hidhur për Nottingham Forest në garën që këta të fundit kanë për të siguruar një vend në Champions League sezonin e ardhshëm, duke qenë se pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve për një ekip që ka bërë histori 2 herë në këtë kompeticion, mungon prej 45 vitesh, pasi ishte viti 1980 kur bardhekuqtë luanin ndeshjen e tyre të fundit ndaj CSKA Sofjes, ku ekipi bullgar i eliminoi.
Sonte, përballë Brentford, skuadra e Nottingham, edhe pse në stadiumin e tyre “City Ground” u mund 0-2 me nga një gol për pjesë për miqtë. Kevin Schade në fund të pjesës së parë dhe Yoane Ëissa në minutën e 70-të i dhanë 3 pikë Brentfordit.
GOLI I PARE I BRENTFORD – VIDEO
GOLI I DYTE I BRENTFORD – VIDEO
Vendasit tentuan të reagonin por u zgjuan vonë dhe gjatë gjithë ndeshjes nuk është se krijuan shumë rreziqe te portieri kundërshtar, por vetëm disa goditje të lehta dhe pritje që ai i kishte si lojë fëmijësh. Në anën tjetër, miqtë ishin më cinikë dhe të rrezikshëm.
Nottingham Forest që kështu përfundon në vend të gjashtë aktualisht, me 60 pikë, po aq sa edhe Chelsea i vendit të pestë, edhe pse Manchester City dhe Newcastle janë aty.
Sakaq lajmi i sotem eshte se presidenti i Nottingham, Evangelos Marinakis është tërhequr nga detyra si pronar i klubit te futbollit të Premier League angleze, Nottingham Forest, duke qene pranë kualifikimit në Ligën e Kampionëve, raportuan mediat britanike.
Forest është i gjashti në tabelën e Premier League, por ka pikë të barabarta me Chelsean e vendit të pestë. Një vend në pesë të parat do t’i siguronte Forest një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Marinakis gjithashtu zotëron Olympiakos, i cili sapo ka fituar Superligën Greke dhe është gjithashtu gati të garojë në Champions League sezonin e ardhshem.
Një rregull i UEFA-s i ndalon klubet nën të njëjtin grup pronësie të garojnë në të njëjtin garë evropiane. Dokumentet e paraqitura në Companies House treguan se Marinakis do të “pushonte së qeni një person me kontroll të rëndësishëm” të Forest, me aksionet e tij që do të vendoseshin në një trust të verbër.







