Real Madrid po përballet me meskikanët e Pachuca në ndeshjen e dytë për Kupën e Botës për Klube, grupi H. Madrilenët e nisën shumë keq takimin, duke mbetur me një lojtar më pak që në minutën e 6-të.
Raul Asencio u përjashtua me karton të kuq si lojtar i fundit pasi mbajti nga fanella sulmuesin e Pachuca-s, Rondon. Ndeshjen e parë në grup, Asencio shkaktoi penallti, nga e cila erdhi goli i barazimit për Al-Hilal, ndërsa sot bëri një tjetër gafë, duke lënë fushën e lojës pas 6 minutash.
Në minutën e 35-të, Real Madrid kaloi në avantazh. Pas një topi të marrë nga Fran Garcia dhe një veprimi të bukur brenda zonës, Jude Bellingham, dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 43-të, Real Madrid shënoi golin e dytë, pas një aksioni të shpejtë dhe kombinimi fantastik mes Gonzalo Garcia dhe Güler. Fantazisti turk dërgon topin në rrjetë, madrilenët e mbyllin pjesën e parë në avantazh të dyfishtë.







