Shorti i Botërorit 2026; kur hidhet, rregullorja, kombëtaret e kualifikuara dhe si funksionon

17 Nëntor 2025
8:31
Alfred Lleshi
back button

Më 4 dhjetor do të hidhet shorti i Botërorit 2026, turneu më i madh në histori me 48 skuadra dhe i planifikuar verën e ardhshme në Meksikë, SHBA e Kanada. Italia shpreson të jetë pjesë, por do të luajë “play off”-et në mars, tre muaj para Kupës së Botës, në përpjekje për të lënë pas dy mungesat e fundit.

Shorti do të përfshijë 42 kombëtaret e kualifikuara tashmë, ndërsa 8 vendet e fundit do të përcaktohen më 2026. Pavarësisht mungesës së plotësimit, grupet mund të përgatiten, pasi sistemimi do të bëhet sipas fashave dhe rregullit të përplasjes së kontinenteve.

Skuadrat e kualifikuara deri tani vijnë nga Afrika (9), Azia (8), Europa (5), Amerika e Jugut (6), Oqeania (1) dhe vendet pritëse: Meksika, Kanadaja dhe SHBA. Tri pritëset kanë pozicione fikse në grupet A, B dhe D, do të luajnë në ditët e para të turneut.

48 ekipet do të ndahen në 4 fasha me nga 12 skuadra. Çdo grup do të ketë një ekip nga secila fashë. Ekipet e të njëjtit kontinent nuk mund të përballen, përveç Europës që mund të ketë deri në dy.

SKUADRAT E KUALIFIKUARA NË BOTËRORIN 2026:

AFRIKA: Algjeri, Kepi i Gjelbër, Bregu i Fildishtë, Egjipt, Ganë, Marok, Senegal, Afrika e Jugut, Tunizi

AZIA: Arabia Saudite, Australi, Koreja e Jugut, Japoni, Jordani, Iran, Katar, Uzbekistan

AMERIKA QENDRORE DHE E VERIUT: Kanada (vend pritës), Meksikë (vend pritës), SHBA (vend pritës)

EUROPA: Kroaci, Francë, Angli, Norvegji, Portugali

OQEANIA: Zelanda e Re

AMERIKA E JUGUT: Argjentinë, Brazil, Kolumbi, Ekuador, Paraguaj, Uruguaj

Lajme të tjera

Lajmet e fundit