Roma e Gasperinit tregon dhëmbët edhe ndaj ekipit befasues të Conference League, Aston Villa i falet Malen. Porto dhe Lille, fitore të lehta. Zhgënjen Fenerbahce (RENDITJA)

27 Nëntor 2025
20:48
Telesport
back button

Aston Villa, Lille, Porto dhe Roma kanë arritur sonte fitore në raundin e pestë të Europa League, faza e ligës. Ka ardhur gjithashtu sonte humbja e parë pas 4 fitoresh nga ekipi danez Midtjylland në “Olimpico” të Romës, aty ku djemtë e Gasperinit që gjithashtu udhëheqin Serie A shënuan fillimisht me anë të Neil El Aynaoui dhe në pjesën e dytë me Stephan El Shaaraëy, edhe pse në fund pati drithërima pasi miqtë danezë ngushtuan shifrat me golin e Paulinho.

Dy gola nga holandezi Malen i mjaftuan Aston Villas së Unai Emery të fitonin takimin ndaj Young Boys, ndeshje e luajtur në Angli dhe ku ne fund zvicerianët u zgjuan vonë. Ndërkohë, Lille shkatërroi plotësisht Dinamo Zagrebin e Arbër Hoxhës.

Ekipi francez triumfoi 4-0 me golat e Felix Correia, Ngalayel Mukau, Hamza Igamane dhe Benjamin Andre. Hoxha u aktivizua 62 minuta por sonte nuk pati shkëndija për shqiptarin pasi e gjithë skuadra kroate vuajti.

Zhgënjeu dhe jo pak Fenerbahce në Stamboll, teksa ndaj Ferencvaros, ndeshja përfundoi 1-1 teksa në fund pati edhe karton të kuq nga sulmuesi John Duran. Celtic mori një sukses të pabesueshëm në Holandë ndaj Feyenoord duke shënuar 3 gola kurse Porto shkatërroi Nice 3-0. Barazim sakaq mes PAOK dhe Brann dhe Plzen e Freiburg. Fitore për Ludogorets ndaj Celta Vigos në një ndeshje ku pati 5 gola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit