Oklahoma humbet në fushën e saj, fitojnë Detroit, Warriors e Miami, dy ndeshje shtyhen prej motit

26 Janar 2026
8:28
Telesport
back button

Kampionët e Oklahoma u mundën 103-101 në fushën e tyre nga Toronto, një rezultat surprizë. Të gjithë titullarët e ekipit kanadez realizuan mbi 10 pikë (Quickley me 23 pikë më i miri), ndërsa 24 pikët e Shai mbetën për statistikë.

Jashtë fushe fiton edhe Golden State, që falë 26 pikëve të Stephen Curry mposhti 111-85 Minnesota. Nuk zhgënjen Detroit, që kryeson renditjen në Konferencën e Lindjes falë fitores 139-116 ndaj Sacramento (Cunningham 29 pikë).

Skuadra e Miami fitoi 111-102 në shtëpinë e Phoenix, ndeshje ku u dalluan Adebayo me 22 pikë e Jaquez me 20. Fitore të rëndësishme për një vend në play out korri ekipi i Clippers, që mundi 126-89 Brooklyn (Leonard 28 pikë).

NBA-Rezultatet e sotme

Detroit – Sacramento, 139-116

Minnesota – Golden State, 85-111

Milwaukee – Dallas, e shtyrë

Oklahoma – Toronto, 101-103

San Antonio – New Orleans, 95-104

Phoenix – Miami, 102-111

Memphis – Denver, e shtyrë

Clippers – Brooklyn, 126-89

Lajme të tjera

Lajmet e fundit