Te Milan janë ende në ankth për gjendjen e Loftus Cheek, i cili u godit fort në fytyrë pas një përplasjeje me portierin e Parma, Corvi, gjatë ndeshjes së fundit në Serie A. Lojtari i kuqezinjve u nxor me barelë nga San Siro pas vetëm 9 minutash lojë.
Stafi mjekësor i vendosi masë mbrojtëse rreth qafës, ndërkohë që dukej edhe një prerje e dukshme në fytyrë. Një përplasje e rastësishme loje në të cilën Loftus Cheek e pësoi keq dhe u transportua menjëherë në spital për kontrolle të mëtejshme.
Për fat të mirë, lojtari nuk e humbi asnjëherë vetëdijen, por trauma e rëndë shkaktoi thyerjen e dhëmbëve të tij dhe kontrollet e mëtejshme do të vlerësojnë traumën.
Analizat paraprake përjashtuan një dëmtim në kokë, por zbuluan një dhëmb dhe nofull të thyer. Ai do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale sot.







