A.F.Elbasani, 230 milionë lekë humbje financiare në dy vite

21 Tetor 2023
9:39
Alfred Lleshi
back button

Nga Artur ZEKTHI

Ajo çka ia kisha frikën po ndodh me A.F.Elbasani, klubin 3-vjeçar që krijoi bashkia e Elbasanit mbi “funeralin” e ish-klubit tradicional, që mori me vete në varr historikun e futbollit elbasanas.

Bashkia e qytetit si aksionere kryesore me 100 % kapitale publike ka vendosur të shesë 70% të aksioneve të klubit, apo më mirë t’ua dhurojë individëve që i ka afruar që në këtë fillim sezoni si donatorë.

Natyrisht që gjithçka kryhet në pamje të parë si një proces transparent, me gjithëpërfshirje publike. Në fakt, pas saj fshihet ose paaftësia, ose korrupsioni. Aq më shumë që shitja e aksioneve propozohet nga administratori i një klubi që në dy vite i ka thelluar humbjet financiare nga 50 milionë lekë vitin e parë në 180 milionë lekë vitin e dytë, ose 230 milionë në dy vite.

Po e sjellim edhe njëherë në vëmendje këtë çështje, duke synuar që aksionet të blihen nga publiku.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit