Ahmataj nuk shkon i vetëm në Gjirokastër, firmos edhe Bakaj

29 Janar 2019
23:14
back button

Me siguri Luftëtari do ta zyrtarizojë pas disa ditësh, siç e ka zakon, por Julian Ahmataj ka firmosur dhe është zyrtarisht trajneri i ri i skuadrës gjirokastrite.

Mision i vështirë, por jo i pamundur, nëse klubi afron ndonjë futbollist që ia vlen realisht. 

Përforcimi i parë për Ahmatajn ka ardhur që sot, sepse ka firmosur portieri Edvan Bakaj. 

Portieri i njohur i ka dhënë fund qëndrimit në Kosovë, ku luajti për Lirinë dhe Dritën, ndërsa tani firmos në Superiore, ku shpreson të ketë sukses me Luftëtarin.

Gjirokastritët kanë Shkëlzen Ruçin, por vetëm të riun Qyrani pas tij, ndaj kërkonin lojtar me eksperiencë. 

Tashmë porta është në duar të sigurta dhe Ahmataj ka vetëm luksin e zgjedhjes. Në repartet e tjera, të shohim… 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit