Akuza të forta nga presidenti: Dalipi sekser që nuk dorëzoi as paratë që nuk i takonin

30 Gusht 2019
13:47
Eraldo Harlicaj
back button

Ish-trajneri i Luftëtarit, Klevis Dalipi, është larguar nga skuadra gjirokastrite, por ende drejtuesve nuk i ka dalë inati me teknikun elbasanas. Radhën për të akuzuar pas Klodian Duros e ka patur presidenti Bekim Halili. Ky i fundit foli për Top Channel ku tregon dhe disa prapaskena me ish-trajnerin. 

“Ai erdhi duke bërë listën dhe duke vendosur futbollistë që ka pasur në akademi. E kam parapaguar por nuk është treguar korrekt. Nuk ka ardhur të dorëzojë detyrimet që ka në klub dhe ka ikur fshehurazi. I kam rënë në telefon por nuk më është përgjigjur. Një trajner që nuk më përgjigjet, rrugë të mbarë.

“Shpresoj që si Dalipi të ketë sa më pak. Ai donte të bënte 3 detyra, trajner, menaxher dhe sekser. Kjo nuk mund të bëhet”, – akuzoi hapur ai. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit