Akuzat e forta të Canës, Federata e Kosovës e kërcënon: Do e padisim!

2 Qershor 2019
12:50
Eraldo Harlicaj
back button

Presidenti i Vëllaznimit, Agim Cana, ka shpërthyer në akuza ndaj Federatës pas humbjes në "play-out" ndaj Trepça 89'. Numri një i klubit hyri në dhomat e zhveshjes dhe foli me futbollistët duke akuzuar ashpër drejtuesit e futbollit në Kosovë. 

Deklaratat e tij për mafian dhe blerjet e ndeshjeve nuk mund të qëndronin pa rënë në sy të Federatës Kosovare të Futbollit. Sekretari i Përgjithshëm, Eroll Salihu, foli për Indeksonline ku iu përgjigj Canës. 

“Gjykimi nuk ishte perfekt, por në asnjë moment nuk ka ndikuar në ndeshje. Mendoj se Trepça 89' e ka fituar lojën me meritë, e para. Agimi është profesionist e din çfarë thotë dhe mendoj se fjalët e tij kanë peshë. Është për t'u çuditur pse i ka thirrur mediat brenda në dhomat e zhveshjes për të folur.

"Më vjen keq që e ka thënë atë por duhet të kuptojmë se ka pasoja, sepse në fund të fundit po shihet që klubet janë ato që bëjnë dallavere apo kalkulime, mos të them kurdisje, sepse kur thua kurdisje duhesh të kesh fakte. Ka qenë një kampionat shumë i mirë deri në fund, por pak e kanë prishur këto deklarata të pamatura. 

“Prokurorin e kemi, taskë forcën e kemi. Agimi është i vetëdishëm për çfarë ka folur edhe nuk duhet me u çuditë tani për procedurën e mëvonsgme. Edhe pse në fakt është njeri i shkëlqyeshëm, por njeriu duhet të tregojë veten në momente të vështira", – u shpreh Salihi. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit