Ambasadorja bukuroshe mahnitet nga Kosova: Me Muriqin do të kisha shku në luftë…

15 Tetor 2019
8:51
Alfred Lleshi
back button

Kosova është një realitet i bukur dhe imponues në futbollin europian. Në këto eliminatore, si në të tjerat pararendëse për Ligën e Kombeve, “Dardanët” po tregojnë se kanë potencial për të shkuar në finalet e “Euro 2020”. Për këtë objektiv, skuadra e drejtuar nga Bernard Challandes është në lojë. Mbrëmë, në stadiumin “Fadil Vokrri”, verdhekaltrit mundën Malin e Zi, me rezultatin 2-0. Golat e Rrahmanit dhe Muriqit elektrizuan tifozërinë e zjarrtë kosovare, si dhe shqiptarët kudo që jetojnë. 

Lumturisë së këtij triumfi nuk i ka shpëtuar as ambasadorja bukuroshe e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku. Përmes rrjeteve sociale, ajo ka përgëzuar djemtë e përfaqësueses së shtetit më të ri në Ballkan, duke evidentuar njërin prej tyre, Vedat Muriqin. Ja statusi i plotë i Çitakut: “Ky ekip është fantastik! Muriqin e du fort. Për ju që e keni kqyrë Game of Thrones, a po bre si Dorthraki?! Fearless. E kam thanë edhe ma herët, në luftë kisha shku me të”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit