Arteta paralajmëron City e rivalët: Kemi entuziazëm dhe duam të fitojmë trofe

29 Maj 2024
9:42
Telesport
back button

I shpërblyer në “Globesoccer Awards” si trajneri më i mirë në Premier League, trajneri i Arsenal, Mikel Arteta foli nga skena për këtë çmim: “Jam jashtëzakonisht krenar, sepse kur vendosa të ndaloj karrierën time si lojtar mendoja se gëzimet e futbollit do të zhdukeshin”.

Sapo fillova karrierën time si trajner, përjetova emocione të tjera, më të mira. Ndjej një pasion të madh për atë që bëj dhe duhet të falënderoj të gjithë lojtarët dhe stafin që më mbështesin në këtë rrugëtim që shpresoj të na çojë në majë dhe të fitojmë një trofe”, tha Mikel Arteta.

Prej dy sezonesh, “topçinjtë” renditen në vendin e dytë në Premier League, ndaj të gjithë presin që më në fund Arsenal të fitojë diçka. “Fitore, fitore dhe fitore në të ardhmen. Ne kemi një ekip plot entuziazëm dhe duam të fitojmë trofe. E dimë që duam ta bëjmë, se konkurrenca është e fortë, por do të bëjmë më të mirën”, tha Arteta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit