Bledi Shkëmbi: Jam i kënaqur me rezultatin, nuk ndihem i tradhtuar nga “senatorët”

12 Mars 2019
19:31
back button

Teuta ka përmbysur avantazhin 0-2 të Kukësit në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë të luajtur në Durrës. Skuadra e Bledi Shkëmbit shënoi dy gola të shpejtë në pesë minutat e fundit të lojës, duke e mbyllur takimin në barazim 2-2. Pas ndeshjes, trajneri i skuadrës durrsake, u shpreh  i kënaqur me reagimin e skuadrës së tij. Shkëmbi tha se ekipi mund të kishte bërë më shumë, sidomos në mbrojtje.

I kënaqur me lojën?- Të jem i sinqertë, jam i kënaqur me rezultatin për mënyrën se si shkoi loja. Më pëlqeu shumë reagimi i ekipit. Reaguam shumë mirë, patëm mundësi dhe për fat të mirë shënuam dy gola.

Bushic gjen golin e parë me Teutën- Më bëhet qejfi për Bushic, që shënoi me Teutën. Si ndeshje e parë mendoj se ishte diçka pozitive loja me të dy sulmuesit kryesor. Kemi probleme dhe duhet të përmirësohemi më shumë. Gabuam në mbrojtje dhe pësuam dy gola shumë të lehtë. 

Probleme me qendrat në mbrojtje?- Për ndeshjen e sotme, për mendimin tim është nga të paktat ndeshje, që të tre qendrat, duke futur dhe Sidiben, nuk ishte në formën e tij maksimale. Patëm probleme, i pësuam golat shumë lehtë, duke pasur parasysh lojën me një takim, pa i hequr asnjë meritë kundërshtarit, nuk duhet të pësojmë nga këto gola. Duhet të shohim para, por ndodh që në një moment këta lojtar nuk kanë ditë e tyre të mirë. Ne funksionojmë si skaudrë dhe problemet i rikuperojmë. Mendoj se nëse Hakaj do jepte një pas të mirë, mendoj se do kishim një gol të sigurtë dhe pastaj do flisnim ndryshe.

I tradhtuar nga senatorët?- Ndoshta është gabim, në disa situata të veçanta vazhdoj të mendoj si ish-futbollist. Kujtoj dhe veten që pavarësisht eksperiencës, kam pasur momentet e mia “jo”. Nuk është tradhti, pasi futbolli kështu funksionon. Nëse Teuta ëhtë në këto nivele, janë këto lojtarë që e mbajnë ekipin në këto nivele. Nuk dua të gjej fajtorët me patjetër për një ndeshje apo dy. 

Shnaset për ndeshjen e ardhshme?- Unë mendoj që kemi shanse të barabarta përsëri. 

S`keni kaluar momente të mira këtë peridudhë?- Nuk kemi kaluar një gjendje të mirë psikologjike pas dy rezultateve të fundit. Më vjen mirë që kthimi i rezultatit kundër Kukësit na bën mirë nga ana psikologjike. Ne u munduam të bëjmë një futboll të mirë, patëm disa momente që nuk ishim të përqëndruar. Ajo që është më kryesorja është se për vazhdimësinë na bën mirë kthimi i rezultatit. Me përjashtimin e Kamzës nuk është cenuar gara por është fati i Skënderbeut. Nëse do të kishin të tjerat kundërshtar Kamzën, do të ishin kënaqur me kualifikimin. Shorti i Kupës varet edhe nga rezultatet dhe është meritë e Skënderbeut që i ra shansi të luante me Kamzën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit