Daja zbulon sekretin e përmbysjes me Laçin dhe lajmëron jë blerje

28 Gusht 2019
18:20

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka folur për Supersport pas fitores me përmbysje në fushën e Laçi-t.

“E dinim se sot na priste një ndeshje e vështirë, sepse Laçi vinte nga një humbje në Shkodër dhe do të luante fort sot. Goli i shpejtë i shënuar në pjesën e dytë na ka ndihmuar. Merita është e lojtarëve, që nuk u dorëzuan pavarësisht temperaturave të larta”, ka thënë Daja.

“Bregu? Ashtu siç mund t’i lejmë liri veprimi ne atij, edhe ai duhet të na ndihmoi ne. Merkato? Presim një qendërmbrojtës tjetër, por nuk mund të flas deri në momentin që ai të nënshkruajë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit