E ardhmja e Challandes në dyshim, presidenti Ademi jep deklaratën e fortë!

17 Nëntor 2020
21:36
Eraldo Harlicaj
back button

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur në lidhje me të ardhmen e ekipieve Përfaqësuese. Ai ka vendosur në dyshim të ardhmen e trajnerit Bernard Challandes, ndërsa thuajse konfirmon ndryshimet e trajnerëve të kombëtaret e moshave.

“Do të diskutojmë situatën edhe për Challandes dhe do të vazhdojmë më tej. E njëjta vlen edhe për kombëtaret e grupmoshave sigurisht dhe për Challandes.

“Të gjithë e dijmë se trajnerët maten me rezultate. Vetëm një Kosovë e kemi, prandaj do të shohim. Challandes nuk ishte në këto ndeshjet e fundit për shkak se është i prekur nga Covid. Ne do t’i analizojmë këto ndeshje, duke përfshirë dhe sfidën vëllazërore kundër Shqipërisë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit