EURO 2020: Ndeshja e historisë, trajneri i Kosovës tregohet supermodest!

13 Nëntor 2019
19:18
back button

Bernard Challandes duket i qetë! Trajneri i Kosovës, që ditën e enjte në orën 20:45 do të zbresë në fushë në Plzen, përballë Çekisë, ka folur në konferencën për shtyp në lidhje me një ndeshje që mund të përcaktojë historinë dhe fatin e “Dardanëve” sa i përket Euro 2020.

“Ne e dimë se kush jemi! E dimë dhe se cila është Çekia! Kur u hodh shorti, pas Anglisë vinte Çekia, më pas Bullgaria, Mali i Zi dhe Kosova e fundit…. Nuk kemi presion, vlerësojmë faktin që kemi mbërritur deri në këtë pikë. Na pret një lojë tepër emocionuese”.

“Mendoni pak, për ne është situatë e mrekullueshme. Kemi mundësi të arrijmë kualifikimin, por na duhet një lojë perfekte, e jashtëzakonshëm, sepse kemi përballë një kundërshtar që gjithashtu do të kërkojë kualifikimin”.

Sa i përket mungesës së Vedat Muriqit, golashënuesit të Kosovës, që u lëndua në stërvitje, Challandes u shpreh: “Është një problem për ne, por do të gjejmë zgjidhje. Nuk e kemi një lojtar të dytë si ai, por e rëndësishme është që ta japim një përgjigje si ekip. Nuk mund ta them nëse do të luajë Nuhiu në vend të Muriqit. Nuk flas as për sistemin edhe pse i kam menduar të gjitha. Mund të them se në këtë ndeshje, nuk do të jetë sistemi dhe mënyra se si luajmë, ajo që do të vendos”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit