Feronikeli fluturon me Fazliun, Prishtina rrëzohet në Gjilan

4 Maj 2019
18:11
back button

Superliga e Kosovës po ofron një garë shumë më të ndezur për titull sesa kampionati në Shqipëri, sepse atje janë 3 ekipe në garë për titull.

Sot ka qenë radha e Feronikelit të festojë dyfish, sepse vetë fitoi 1-0 në Drenicë, me një gol të ish-sulmuesit të Partizanit Astrit Fazliu, në minutën e 65-të, ndërsa një dhuratë të bukur e mori nga Prishtina.

Skuadra e drejtuar nga Mirel Josa u ndal te barazimi 1-1 në Gjilan nga Drita, duke pësuar gol me 11-metërsh në pjesën e parë dhe duke barazuar me Mankendan në minutën e 56-të.

Rezultatet e sotme bëjnë që Feronikeli të shkojë sërish në krye i vetëm, me 2 pikë më shumë se Prishtina, që mund të kapet edhe nga Llapi, që të dielën do të presë Trepçën '89. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit