Flick: Italia po bën mirë, por kemi një arsye për ta mundur

14 Qershor 2022
14:52
Denis Hakanaj
back button

Në prag të ndeshjes së Nations League kundër Italisë, trajneri i Gjermanisë, Hansi Flick, ka folur për ndeshjen në konferencë për shtyp:

“Italia po bën mirë, por ne do të bëjmë gjithçka për t’i mposhtur sepse synimi ynë është të arrijmë në Final Four, por duhet të jetë e qartë se ne duhet të bëjmë thjesht një hap cilësor përpara, ose ndoshta dy ose tre”, ka thënë Flick.

“Mancini ka një skuadër të madhe dhe ata mund të punojnë mirë për të ndërtuar ekipin për vitet e ardhshme. Edhe ne duhet të fillojmë një rinovim të vërtetë dhe jam i sigurt se do të bëjmë një zhvillim të mirë”.

VETËM BARAZIME – Trajneri Hansi Flick, pas tre barazimeve radhazi në Nations League (tre 1-1 kundër Italisë, Anglisë dhe Hungarisë), është në kërkim të një suksesi që do t’i shuante kritikat ndaj Gjermanisë që nuk arrin ta gjejë lehtësisht rrugën e golit:

“Fitoret janë gjithmonë të rëndësishme për një ekip dhe përmirësojnë besimin dhe forcën. Do të ishte mirë nëse do të shpërbleheshim për gjithë punën e bërë në ndeshjet e mëparshme duke fituar kundër Italisë.

“Me një sukses, besimi i grupit te cilësia e skuadrës do të rritej gjithashtu”, ka përfunduar ish-trajneri i Bayern Munich.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit