Frika për Bregun, mësohet se sa do të mungojë realisht sulmuesi

10 Janar 2019
13:47
Eraldo Harlicaj
back button

Takimi miqësor ndërmjet Skënderbeut dhe Tiranës nuk shkoi ashtu siç ishte planifikuar për trajnerin Orges Shehi. Fitorja me rezultatin 2-1 doli në plan të dytë, pasi për korçarët u dëmtua sulmuesi Dejvi Bregu. Vlonjati u përplas me shtyllën duke i shkaktuar frakturë në krahun e majtë.

Zërat e parë flisnin për një dëmtim shumë të rëndë, pasi mendohej se do të qëndronte rreth 3 muaj jashtë fushe, por fatmirësisht për kampionët e Shqipërisë nuk do të ndodhë ashtu. Shtatshkurtri do të kthehet shumë më shpejt në dispozicion të ekipit të tij. 

Pas analizave të specializuara u mësua se Bregu do të qëndrojë për rreth 3-4 javë jashtë fushave të lojës. Kjo ka qetësuar më shumë drejtuesit, pasi Skënderbeu ka nevojë për të, sidomos në këtë fazë të kampionatit ku skuadra korçare ka 5 ndeshje pa fitore. Bregu ka shënuar 7 gola në 17 ndeshje me ekipin korçar. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit