Frikë te Skënderbeu, Takaj përfshihet në një aksident rrugor

16 Nëntor 2019
9:40
Eraldo Harlicaj
back button

Mbrëmja e djeshme nuk ka qenë aspak e qetë për familjen Takaj, pasi presidenti i Skënderbeut, Ardjani, ka pësuar një aksident automobilistik. Numri një i klubit të Skënderbeut po udhëtonte drejt Durrësit së bashku me bashkëshorten e tij kur u përshi në një aksident me 3 makina. 

Abcnews bën të ditur se Takaj së bashku me bashkëshorten e tij nuk janë dëmtuar fizikisht, por vetëm makina e tipit Benz ML ka pësuar dëmtime. 

Takaj po vazhdon të jetë në krye të Skënderbeut, ndërsa pret dhe vendimin e fundit të gjykatës federale të Zvicrës për çështjen “Skënderbeu”. Ai u përfol se do të merrte Dinamon duke lënë Skënderbeun, por diçka e tillë nuk ndodhi. Nuk dihet plani B i tij, nëse ka një plan B. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit