Goli i tij evitoi humbjen ndaj Tiranës, Hoxha zbulon objektivin dhe rivalët e Teutës

2 Nëntor 2019
20:17
back button

Protagonist kryesor në ndeshjen ndaj Tiranës, me atë gol të barazimit 1-1 të realizuar në limite, mbrojtësi i Teutës, Rustem Hoxha nuk rezervohet kur shpreh objektivin e ekipit durrsak për këtë sezon.

“Luajtëm të gjithë shumë mirë. Kishim shumë raste dhe goditje këndi në favor, por pësuam gol për shkak të asaj vendosje jo të mirë. Gjithsesi, na vjen mirë që në fund shënuam dhe nuk humbëm ndeshjen. Ia dolëm në limite, por mund të kishim barazuar më herët. Kjo është shenjë e forcës së karakterit. Besoj se meritonim më shumë se 1 pikë”, komentoi futbollisti i Teutës.

“Vendi i tretë është objektivi minimal, por ne do të tentojmë për maksimumin. Në këtë kampionat, çdo skuadër mund të shpallet kampion nga vendi i parë deri te i shtati. Katër ekipe janë në luftë për titull. Nuk ka shumë diferenca. Mendoj që ne, Tirana, Partizani dhe Kukësi jemi pretendentët”, deklaroi Hoxha.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit