Gripshi: Keqardhje që i shënova Teutës, nuk e di të ardhmen

2 Mars 2019
19:22
Eraldo Harlicaj
back button

Lojtari i ndeshjes ndërmjet Teutës dhe Skënderbeut u përzgjodh Nazmi Gripshi. Ai realizoi golin e barazimit për Skënderbeun në minutën e 92'. Ky i fundit i shënoi ish-ekipit të tij, pasi është rritur te Teuta dhe natyrshëm nuk festoi. 

Goli – "E mendova se do të shënoja. I lumtur jam që shënova, por jo se i shënova ish-ekipit tim". 

Barazimi – "Kur mbaroi pjesa e parë, trajneri na tha se nuk po bënim lojë të keqe dhe menduam që në pjesën e dytë të ndryshonim rezultatin". 

E ardhmja  – "Kur erdha nuk kalova një periudhë të mirë. Nuk po luaja, ndërsa tani po marr minuta. Sa të jem këtu do bëj më të mirën, ndërsa më pas nuk e di. Të gjithë presin më shumë nga unë, por çdo ndeshje do të jap akoma më shumë se tani".  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit