Pas triumfit mesjavën e kaluar ndaj PSG në Champions League, ekipi i Bayern Munich dukej i pamposhtur. Por, atëherë kur më pak pritej, skuadra bavareze arriti një barazim 2-2 ndaj Union Berlin.
Klubi i kryeqytetit mund të kishte fituar nëse nuk do të kishte ardhur goli i zakonshëm në fund të ndeshjes nga Harry Kane. Sulmuesi anglez komentoi ndeshjen, duke e parë në një këndvështrim pozitiv.
“Ishte një ndeshje e vështirë, por ne e dinim se çfarë na priste. Fusha ishte e vështirë dhe kundërshtarët tanë luajtën shumë topa të gjatë. Përtej kësaj, shumë gjëra shkuan kundër nesh në këtë përballje”, tha Kane.
“Shpesh gjërat e vogla bëjnë diferencën, ky është futbolli sot. Na u desh të luftonim dhe të qëndronim të qetë dhe ia dolëm. Nuk ishte performanca jonë më e mirë, por në fund ne prapë arritëm të barazonim”, tha Harry Kane.






