Hebaj “lë me gisht në gojë” Vllazninë, prezantohet në Durrës

21 Janar 2020
13:04
Alfred Lleshi
back button

Disa orë para ndeshjes së javës së 18-të të Superiores, kundër Laçit, në “Niko Dovana”, skuadra durrsake ka konfirmuar përforcimin e radhës, në sulm. Edi Martini i ka bërë vend shkodranit të tij te Teuta, duke konfirmuar një trend në këtë drejtim. Vllaznia e priste, por Rubin Hebaj ka preferuar të mos kthehet në shtëpi, aty ku doli si futbollist. Klubi durrsak ka zyrtarizuar gjithçka: 

”KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin 23-vjeçar, Rubin Hebaj. Drejtuesit e klubit dhe sulmesi kanë gjetur akordin për bashkëpunim  6-mujor dhe, pas firmosjes së kontratës, lojtari tashmë zyrtarisht është pjesë e bluve. Hebaj vjen në Durrës nga kampionati ukrainas, ku është paraqitur me Vorskla Poltava. Rubin Hebaj është bashkuar me ekipin në grumbullim, ndërsa bëhet përforcimi i tretë i Teutës në këtë afat kalimtar. Ne i urojmë mirëseardhjen Hebajt, duke i dëshiruar suksese dhe sa më shumë gola me fanellën e skuadrës tonë!”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit