I dënuar në Itali me 13 vite burg… Kërcasin prangat në futbollin shqiptar, arrestohet administratori i klubit

7 Korrik 2023
10:28
Alfred Lleshi
back button

Kërcasin prangat në futbollin shqiptar. Kësaj here bëhet fjalë për administratorin e Korabit, klubit dibran të futbollit, që garon në Kategorinë e Parë. Kërkesa për arrestim ka ardhur nga Italia, ku Fehmi Mëziu duket se është dënuar me 13 vite burg për akuza të rënda.

Ka qenë policia e shtetit shqiptar, ajo që ka konfimruar arrestimin dhe sqaruar shkaqet. “Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni është arrestuar në qytetin e Peshkopisë.

Gjykata e Apelit në Napoli, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 13 vite burgim për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Organizatë kriminale’’, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë, – informoi sot policia e Dibrës.

– Operacioni për arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë të 51-vjeçarit u u zhvillua nga ‘FAST Albania’, në bashkëpunim të ngushtë me policinë e Dibrës dhe me Interpol Tiranën. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit