“Ja avantazhi i Partizanit ndaj Tiranës”

12 Dhjetor 2019
23:21
back button

Sulejman Starova ka analizuar edhe aspektin teknik të derbit në “Pressing”, në ABC News. “Nuk ka skuadër më të mirë, të gjitha janë të barabarta. Tabela e klasifikimit nuk na lejon të themi se cila skuadër është më e mirë. Ka diferenca të vogla, por nuk mund të themi se kush është më e mira”.

“Partizani?Më mirë për momentin, po, mund të themi kush është. Partizani është në vend të parë, është pak më mirë. E analizuan Partizanin, nëse do të gjejmë ndonjë problem tek ata, është fakti që nuk fituan me Bylisin. Por është gjashtë pikë para, ka lojtarë shumë të mirë dhe janë mirë psikologjik. Ka një avantazh Partizani, pasi Tirana do të kërkojë me doemos fitoren, e sheh si ndeshje me gjashtë pikë dhe ky presion mund të ndikojë te Tirana”.

“Lerda thotë nuk e shoh tabelën, por e sheh dhe e sheh shumë mirë. Kur ne luanim, na thonin që nuk e duam kampionatin, por të fitojmë derbin. Trajneri dhe lojtari e ndërrojnë derbin me dal kampion, por tifozi nuk e ndërron kurrë”.

“Trajnerët në Shqipëri, janë të njëjtë: Ka topin skuadra kundërshtare, mbrohemi mirë dhe mbyllim hapësirat. Kur kemi topin, mundohemi të bëjmë diferencat. Tirana mund të vuajë shumë nga kundërsulmet, ndërsa Partizani ka sulm shumë të shpejtë dhe mbyll mirë hapësirat mbrapa. Lerda do të jetë i kujdesshëm. Tirana i ka mbajtur më lart ekipet”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit