Ja grupi i Kosovës në eliminatoret e Europianit, sfidon Anglinë e Harry Kane

2 Dhjetor 2018
12:58
Telesport
back button

Kombëtarja e Kosovës në futboll debuton në eliminatoret e një Europiani, atë të “Euro 2020”, që nisin në mars të vitit të ardhshëm. Pas paraqitjes së mirë në turneun e Nations League, ku zuri vendin e parë në grupin e saj, skuadra kosovare u rendit në vazon e pestë në hedhjen e shortit të zhvilluar sot në Dublin të Irlandës.

Kosova u pozicionua në Grupin A, së bashku me Anglinë, Republikën Çeke, Bullgarinë dhe Malin e Zi. Pra, kombëtarja e trajnerit Challandes është pozicionuar në një grup me 5 skuadra, një grup i vështirë për Kosovën në këto eliminatore të Europianit. Spikat dueli mes Kosovës dhe Anglisë së yjeve të futbollit Botëror, por edhe përballjet me skuadrat e tjera janë të forta.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit