Joao Mario i ngec Interit, Monaco zyrtarizon dy afrime në një ditë

25 Gusht 2019
8:55
back button

Monaco ka hequr dorë përfundimisht nga blerja e Joao Mario, për të cilin Inter duhet të gjejë një destinacion tjetër.

Klubi nga Principata zyrtarizoi afrimin në formë huazimi të Adrien Silva, nga Leicester City. Mesfushori portugez luajti fazën e dytë të sezonit të shkuar tek Monaco dhe klubi francez e huazoi sërish për një vit kampionin e Europës në vitin 2016.

Monaco nuk u ndal vetëm me këtë afrim, pasi zyrtarizuan edhe blerjen e mbrojtësit Guillermo Maripan, i cili iu kushtoi 18 milionë euro. 25-vjeçari u ble nga Alaves në Spanjë, aty ku luajtu 47 ndeshje në dy sezonet e fundit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit