Ka luajtur me kombëtaren dhe në Ligue 1, Teuta zyrtarizon sulmuesin me CV të pasur

31 Gusht 2021
11:15
Alfred Lleshi
back button

Teuta ka zyrtarizuar përforcimin e radhës. Emri në fjalë ka një CV të pasur, me klube të rëndësishme në Europë, dhe luan në rolin e sulmuesit. Një “dhuratë” kjo për trajnerin Edi Martini, pas fitimit të Superkupës së Shqipërisë nga kampionët e vendit në fuqi. Një “armë” plus për ta mbrojtur kurorën, në kushtet e forcimit të skuadrave të tjera të Superiores.

Ja njoftimi i klubit durrsak me këtë rast:
“KF Teuta njofton se sulmesi Kevin Koubemba është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 28-vjeçar ka firmosur ditën e sotme, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër. Koubemba vjen te Teuta pas një eksperience të madhe me klube me emër në Europë, teksa së fundi ishte pjesë e Sabah në kampionatin e Azerbajxhanit, ku në 22 ndeshje ka shënuar 5 gola.

Sulmesi kongolez e ka nisur karrierën me klubin e Amiens në Francë, duke dubutuar edhe në Ligue 1, por ka luajtur edhe me ekipe si Lille, Brest, Sint-Truiden, CSKA Sofia, Sabail. Gjithashtu, Koubemba ka bërë debutimin e tij ndërkombëtar me Kongon në vitin 2014, ku ka zhvilluar 5 ndeshje”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit