Kampionati dimëror i atletikës, “mbretëresha” shpall fituesit e aktivitetit të parë të vitit

29 Janar 2024
9:20
Telesport
back button

Në stadiumin “Elbasan Arena” u zhvillua eventi i parë i vitit 2024 në sportin e atletikës, organizuar nga Federata Shqiptare e Atletikës.

Bëhet fjalë për kampionatin dimëror, një event testues për atletët më të mirë shqiptarë, në prag të aktiviteteve të ndryshme ndërkombëtare që zhvillohen së shpejti.

Ndonëse temperaturat kanë qenë të ulta, morën pjesë rreth 220 atletë që përfaqësuan 11 ekipe. Luiza Gega për femra dhe Franko Burraj për meshkuj u shpallën si sportistët më të mirë të këtij eventi.

Për t’u theksuar rikthimi në garë i atletit Izmir Smajlaj, kampionit të Europës në kërcim së gjati. Gjithsesi, në këtë kampionat ai garoi në 60 metra, për të testuar veten.

Fituesit meshkuj

60m, Leandro Çardaku (Vllaznia), 6”99

60m/p, Milen Caco (Skënderbeu), 8”67

400m, Franko Burraj (Vllaznia), 46”93

800m, Erkian mançi (Skënderbeu), 2’04”92

1500m, David Nikolli (Besëlidhja), 4’09”48

3000m, David Nikolli (Besëlidhja), 8’47”56

Së larti, Glenis Haxhiaj (Vllaznia), 1.90m

Së gjati, Muhamet Çengeli (Vllaznia), 7.33m

3/hapsh, Kolindo Kiri (Vllaznia), 15.27m

Gjyle, Adriatik Hoxha (Teuta), 14.67m

Sportisti më i mirë: Franko Burraj

Fitueset femra

60m, Paola Shyle (Tirana), 7”91

60m/p, Uibi Ahmet (Skënderbeu), 9”92

400m, Zhuljeta Çejku (Tirana), 57”46

800m, Relaksa Dauti (Tirana), 2’11”62

1500m, Redia Dauti (Tirana), 4’46”01

3000m, Luiza Gega (Tirana), 8’55”86

Së larti, Rexhina Berami (Partizani), 1.50m

Së gjati, Erisa Rrasa (Vllaznia), 5.55m

3/hapsh, Erisa Rrasa (Vllaznia), 10.82m

Gjyle, Fatjona Pepa (Lushnja), 7.50m

Sportistja më e mirë: Luiza Gega

Lajme të tjera

Lajmet e fundit