Tjetër tragjedi në maratonë, atleti kenian ndërron jetë pasi përfundon garën

26 Shkurt 2024
11:26
Telesport
back button

Një ditë pas funeralit të rekordmenit botëror në maratonë, kenianit Kelvin Kiptum, i cili vdiq në moshën vetëm 24-vjeçare në një aksident automobilistik, një tjetër specialist kenian i maratonës, 33-vjeçari Charles Kipsang Kipkorir, vdiq papritur.

Kipkorir u shemb në tokë disa momente pasi kaloi vijën e finishit të një gare, maratone në mal, në Kamerun, siç raportohet nga mediave kamerunase.

Ato sqarojnë se atleti kenian ishte në pozicionin e parë, por kishte vështirësi disa metra larg vijës së finishit, duke u rrëshqitur në pozicionin e gjashtëmbëdhjetë dhe më pas u rrëzua pas përfundimit të garës.

Nuk mund të themi ende se çfarë ka ndodhur saktësisht. Mund të mendojmë se ishte një atak në zemër“, tha guvernatori i rajonit jugperëndimor të Kamerunit, që ishte edhe organizator i garës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit