Tragjedia, atleti olimpik gjendet i vr*rë në makinën e tij në Kenia ku po stërvitej

2 Janar 2024
11:17
Telesport
back button

Atlleti i garave të mesme i Ugandës, Benjamin Kiplagat, është gjetur pa jetë në makinën e tij në periferi të qytetit kenian Eldoret, ku ndodhet qendra më e madhe e stërvitjes në Afrikë.

Sipas shtypit ugandez, atleti 34-vjecar është vr*rë, duke u goditur disa herë me thikë. Policia keniane ka arrestuar dy pesona të dyshuar për këtë ngjarje të rëndë.

Kiplagat ka përfaqësuar vendin e tij në eventet botërore dhe olimpike, në garën e 3000 metrave me pengesa. “Kemi nisur hetimet dhe po përpunojmë të gjithë elementet e duhura për të zbardhur ngjarjen”, tha policia keniane.

Në momentin që u gjet trupi në makinë, në qafën e tij ndodhi edhe thika me të cilën ishte kryer krimi.

Kiplagat është fitues i disa medaljeve në nivele të ndryshme në këtë disiplinë. Ai ka garuar në tri Olimpiada me radhë: Kinë 2008, Londër 2012 e Rio 2016 si dhe në 5 kampionate botërorë

Lajme të tjera

Lajmet e fundit