Luiza Gega kampione e dyfishtë e Ballkanit, kuqezinjtë sigurojnë edhe dy medalje të bronzta

11 Shkurt 2024
9:55
Telesport
back button

Në Stamboll të Turqisë u zhvillua Kampionati Ballkanik i sallave të mbyllura në atletikë (edicioni nr.28), aktivitet ku u përfaqësua edhe vendi ynë, ku arriti të marrë dy medalje të arta dhe dy të bronzta.

Dy medaljet e arta u fituan nga atletja Luiza Gega. Në garën e 1500 metrave, ajo preu e para vijën e finishit me kohën 4’15”84, ndërsa në garën e 3000 metrave ajo ndali kronometrin në koihën 9’07”03.

Dy paraqitje të shkëlqyera të atletes shqiptare, dominuese prej vitesh në këtë event. Me këto dy medalje, shkon në 10 numri i të artave që Luiza Gega ka fituar në kampionatet ballkanike, një rekord për këtë event.

Njëra nga medaljet e bronzit u fitua nga atleti Franko Burraj, që garoi në 400 metra. Ai dha kohën 46”89. Ndërsa medalja tjetër e bronztë u fitua nga stafeta 4×400 metra për vajza. Paraqitje e mirë e atleteve Iljana Beqiri, Paola Shyle, Relaksa Dauti dhe Zhuljeta Cejku, që dhanë koihën 4’07”72.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit