Pistorius lirohet nga burgu, familja e viktimës e tërbuar: do të jetojë në një vilë super luksoze

6 Janar 2024
23:00
Denis Hakanaj
back button

Thonë se Oscar Pistorius është bërë duhanpirës i thekur dhe ka vënë disa kilogramë më tepër. Vitet e burgut e kanë plakur dhe rraskapitur brenda. Edhe flokët janë thinjur.

Lirimi me kusht i ish-sportistit paraolimpik 37-vjeçar u bë i ditur përmes një deklarate të Ministrisë së Drejtësisë së Afrikës së Jugut. Ai shërbeu gati nëntë vjet për vrasjen e të dashurës së tij Reeva Steenkamp.

Pistorius u dënua në vitin 2016 (fillimisht me 6 vjet, më pas me 13 në 2017) dhe u lirua nga burgu pasi iu dha një shans i dytë për lirim me kusht në një seancë dëgjimore në nëntor.

Gazeta britanike The Mirror raportoi se fotografët po e prisnin jashtë burgut të Atteridgeville, por Pistorius tashmë duhet të jetë transferuar diku tjetër.

Pistorius tani do të qëndrojë në rezidencën trekatëshe të xhaxhait të tij Arnold me vlerë 2 milionë sterlina në Waterkloof, Pretoria. Xhaxhai Arnold, një manjat i pasurive të paluajtshme dhe turizmit, ka roje të armatosura me qen të stërvitur dhe ka instaluar gardhe me tela me gjemba rreth vilës.

June, nëna e Reeva, komentoi lirimin e Pistorius nga burgu duke e konsideruar një dënimi të përjetshëm për të.

“Me lirimin e Oscar Pistorius me kusht, dëshira ime e vetme është që të më lejohet të jetoj në paqe vitet e mia të fundit, duke u fokusuar në Fondacionin Reeva Rebecca Steenkamp, ​​për të vazhduar trashëgiminë e vajzës sime”.

Pistorius do të duhet të ndjekë kurse për të mësuar se si të menaxhojë zemërimin dhe programe për dhunën gjinore. Këto janë kushtet për dënimin me kusht që i është dhënë para përfundimit të dënimit, 13 vjet e pesë muaj, i cili përfundon në vitin 2029. Gjyqtarët e cilësuan vrasjen si “një tragjedi me përmasa shekspiriane”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit